Lidhje

Vritet komandanti i dytë i al-Kaidës në Jemen


Dega e Al Kaidës në Jemen konfirmoi vrasjen e komandantit të saj të dytë më të lartë, nga një sulm amerikan me avionë pa pilot.

Al Kaida në Gadishullin Arabik publikoi sot një video-mesazh, ku njoftonte vdekjen e Said al-Shihrit, por nuk tha se kur mund të ketë ndodhur sulmi. Qeveria e Jemenit ka njoftuar disa herë më parë për vrasjen e tij.

Al Shihri, shtetas saudit, ka qenë për 5 vjet në Burgun e Guantanamos në Kubë, para se të lirohej në vitin 2007. Ai u kthye në Arabinë Saudite, ku iu nënshtrua një programi rehabilitimi për militantët, por më vonë u shfaq me Al Kaidën në Jemen.
XS
SM
MD
LG