Lidhje

Truri, dy punë njëherësh por jo më shumë


Truri, dy punë njëherësh por jo më shumë
Truri, dy punë njëherësh por jo më shumë

Shpesh, njerëzve u kërkohet të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur brenda një periudhe të caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata të bëjnë shumë punë njëherësh.

Një studim i ri tregon se kur njeriu bën dy punë njëherësh, truri bën një ndarje të natyrëshme të punës.

Shumë punë njëherësh sot shikohet si gjë e zakonëshme. Shpesh, njerëzve u kërkohet të bëjnë sa më shumë që të jetë e mundur brenda një periudhe të caktuar kohe dhe kjo i shtyn ata të bëjnë shumë punë njëherësh.

Gjatë një studimi në Francë ekspertët vunë re se kur njerëzit bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë, gjysma e trurit përqëndrohet në një detyrë, ndërsa gjysma tjetër ia kushton veten punës tjetër.

Shkencëtarët përdorën Imazhe me Rezonancë Magnetike (MRI) për të vëzhguar veprimtarinë e trurit të pjesmarrësve në studim. Kur personat ishin duke kryer një detyrë, të dy anët e truri punonin së bashku. Por kur pjesëmarrësve iu kërkua për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, aktiviteti i trurit u nda; gjysma u aktivizua për një detyrë, ndërsa gjysma tjetër e trurit merrej me detyrën tjetër.

Në përgjithësi, njerëzit janë në gjendje për të kryer dy detyra në të njëjtën kohë, dhe këtë e bëjnë mirë.
Por kryerja e më shumë se dy punëve në një kohë është më sfiduese e më pak efikase, thuhet në studim.

Ecje kundër kancerit

Ecjet për grumbullimin e fondeve kundër sëmundjeve të ndryshme tashmë janë dukuri. Një e ecje e tillë u zhvillua fundjavën e kaluar në kampusin e universitetit Duke në Karolinën e veriut, ku mijëra vetë u mblodhën për të ndihmuar një fëmijë në betejën e tij kundër tumorit në tru.

Vetëm pak minuta pranë Kameron Xhaksonit dhe njeriu e kupton përse ai ka frymëzuar kaq shumë vetë. Duket i qetë, por Kameroni 9 vjeçar ndodhet në një betejë të vështirë. Ai thotë ka tumor në tru, të quajtur medulloblastoma. Me këtët tumor, mjekët e diagnostikuan në shkurt të vitit 2008 dhe që nga ajo kohë, ai është trajtuar në qëndrën kundër tumoreve në tru pranë universitetit Duke në Karloninën e veriut.

Doktor Sri Gururangan thotë se Kameroni ka kaluar nëpër faza shumë të vështira trajtimi. Të gjithë u gëzuan kur mjekët vunë re se tumori ishte tkurrur. Por në mars të këtij viti tumori filloi të aktivizohej përsëri dhe Kameroni është gati për vazhdimin e terapisë. Optimizmi i tij ka tërhequr një numër përkrahësish. Marshimi në universitetin Duke përbëhet nga grupe familjarësh që vijnë nga mbarë vendi për të grumbulluar fonde për klinikën e kancerit të trurit në këtë universitet. Vtin e kaluar, ata grumbulluan afro 1,5 milionë dollarë dhe e gjithë kjo shumë u përdor për financimin e kërkimeve në këtë fushë.

Ushtrimet fizike për pacientë në gjendje kritike

Dihet se ushtrimet fizike janë të mira për shëndetin dhe ato rekomandohen që të bëhen pjesë e jetës së përditëshme. Sipas një studimi, ushtrimet fizike ndihmojnë edhe pacientët në gjendje kritike, jo vetëm për të përmirësuar gjendjen e tyre por edhe për t'i motivuar ata.

Ekspertë pranë qëndrës së kujdesit të kujdesit intensiv thonë se 45 minuta ushtrime të lehta fizike për pacientët në këtë qendër, i ndihmuan ata për të dalë nga gjendja kritike.

Dhe ushtrimet ishin të lehta si lëvizje kryqëzuese të gjymtyrëve, ndërkohë që pacientët rrinin shtrirë në shtrat, si dhe qëndronin ulur, në këmbë ose kryenin ecje të ngadalta në korridor.

Gjatë studimit u vu re se pakësimi i barnave qetësues të gjumit, ose kundër dhimbjeve i bënë pacientët në kujdesin intesiv më të motivuar për të lëvizur pasi ata ndjeheshin më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Pa këto barna, pacientët binin më pak në kllapi, mendonin më kthjellët dhe provonin më pak raste halucinacionesh. Pacientët që morrën pjesë në këtë studim dolën nga gjendja e kritike 3 ditë më herët sesa pacientët e tjerë. Kjo lejoi që në këtë qendër të trajtoheshin 20 përqind më shumë pacientë.

Studimi rekomandon që ushtrimet fizike për pacientët në qëndrat e kujdesit intensiv duhet të kryehen vetëm nën mbikqyrjen e instruktorëve dhe nga terapistë të specializuar.

XS
SM
MD
LG