Lidhje

Sqarim i Ambasadës amerikane lidhur me komentet e Amb. Arvizu


Sqarim i Ambasadës amerikane lidhur me komentet e Amb. Arvizu
Sqarim i Ambasadës amerikane lidhur me komentet e Amb. Arvizu

Ambasada e SHBA në Tiranë dëshiron të qartësojë deklaratat e bëra nga Ambasadori Arvizu gjatë intervistës së tij për edicionin e lajmeve të Zërit të Amerikës që u transmetua të shtunën, datë 5 shkurt 2011. Duke folur mbi korrupsionin në Shqipëri, ai tha, “Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është [vetëm] një problem i qeverisë shqiptare – është një element i përhapur i shoqërisë…”.

Siç Ambasadori Arvizu ka thënë më parë, korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare – qeverisjen, biznesin, arsimin, shëndetësinë, dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtare kundër korrupsionit.

XS
SM
MD
LG