Lidhje

Brazil: Policia e Rio de Zhaneiros, fushatë kundër trafikantëve të drogës


Brazil: Policia e Rio de Zhaneiros, fushatë kundër trafikantëve të drogës
Brazil: Policia e Rio de Zhaneiros, fushatë kundër trafikantëve të drogës

Ushtarë dhe policë në Rio de Zhaneiro kanë marrë nën kontroll një nga lagjet e varfra periferike të qytetit, në kërkim të trafikantëve të drogës.

Mbi 2 mijë policë dhe ushtarë u futën të dielën në mëngjes në lagjen Alemao, të mbështetur nga automjete të blinduara dhe helikopterë që fluturonin ulët.

Pamjet televizive tregonin forca të sigurisë që shkëmbenin zjarr me pjesëtarët e bandave kriminale, që prej kohësh kontrollonin këtë lagje. Njoftimet bëjnë të ditur për bastisje shtëpi-më-shtëpi.

Ushtria kreu kontrolle të ngjashme në lagjen Vila Cruzeiro këtë javë. Një numër personash që dyshohen si trafikantë droge mendohet se janë larguar nga zona dhe fshihen në lagjen Alemao.

Autoritetet braziliane thonë se po përpiqen të vendosin qetësinë në qytet në përgatitje për Kampionatin Botëror të Futbollit në 2014 dhe të Lojërave Olimpike në 2016.

XS
SM
MD
LG