Lidhje

Kili: Përfundon hapja e galerisë për shpëtimin e minatorëve të bllokuar


Kili: Përfundon hapja e galerisë për shpëtimin e minatorëve të bllokuar
Kili: Përfundon hapja e galerisë për shpëtimin e minatorëve të bllokuar

Punonjësit e ekipeve të shpëtimit në Kili kanë përfunduar shpimet për hapjen e një galerie të re për të nxjerrë 33 minatorët e bllokuar nëntokë për më shumë se 2 muaj. Zyrtarët thonë se ata mund të fillojnë t’i nxjerrin minatorët brenda pak ditësh.

Një turjelë që po përdorej në punime hapi sot në mëngjes një të çarë tavanin e galerisë ku ndodhen minatorët. Kjo i lejon inxhinierët të fusin në galeri një kapsulë shpëtimi. Në momentin kur turjela çau tavanin e galerisë, u dëgjuan brohoritjet e minatorëve të bllokuar.

Ministri i Burimeve Natyrore Laurence Goldorne e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në procesin e shpëtimit, por shtoi se mbetet shumë punë për të bërë. Ai bëri thirrje për qetësi, duke thënë se minatorët dhe familjet e tyre e kanë të qartë se çfarë pritet dhe sa kohë kërkon procesi.

Ministri tha se sapo të hapet plotësisht tavani i galerisë për të arritur tek minatorët, ekspertët do të analizojnë se cila pjesë e galerisë ka nevojë për përforcim me shtylla metali, para se të fillojnë të nxjerrin minatorët.

XS
SM
MD
LG