Regjisori i njohur amerikan Klarens Gillard sapo ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dramën "Koleksioni i përhershëm" të shkrimtarit amerikan Tomas Gidens. Regjisori Gillard thotë se drama përcjell mesazhin se intoleranca është burim konfliktesh. Edhe për të puna me aktorët shqiptarë ishte një përvojë e rrallë.