Lidhje

Shtyrja e reve dhe uji i liqeneve e bora si burim për ajër të kondicionuar


Ndërkohë që sot kërkohet me këmbëngulje nga njerëzit që të modifikojnë veprimtarinë e tyre të përditëshme për të pakësuar efektet në ngrohjen globale, komuniteti shkencor, industria dhe vetë shoqëria civile po bëjnë përpjekje që të shmangë pasojat e forcave të natyrës në disa raste, si dhe të shfrytëzojë reshjet në raste të tjera në dobi të jetës së përditëshme. Në serinë e përjavëshme “Prirjet e Gjelbra”, kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi për zbulimin e një pluhuri për zbutjen e forcave shkatërruese të natyrës, shfrytëzimin e liqeneve të thalla për uljen e temperaturave të verës, si dhe akumulimin e dëborës për t’u përdorur në verë si alternativë ndaj ajrit të kondicionuar.

Çdo vit uraganet shkaktojnë dëme prej miliona dollarësh, në disa raste edhe vdekje. Por tani një kompani ambjentaliste po zhvillon një substancë të re për të zbutur këto forca shkatërruse të natyrës.

Kompania me qendër në Florida thotë se ka provuar me sukses njjë pudër polimere që largon retë e stuhisë nga qielli. Ajo thith shiun e stuhisë duke e kthyer atë në një lloj xhlatine që bie në oqean.

Ky prodhim që është ende në fazat e para, ka ngjallur interes të madh në vendet që preken nga uraganet dhe po zhvillohet tani me shpresën se një ditë do të shmangë pasojat e tyre shkatërruese.

****

Në muajt e nxehtë të verës, bota ka nevojë për sasi të mëdha energjie për të mbajtur qytetet të freskët.Por tani një kompani kanadeze po ofron një alternativë ekologjikisht miqësore, duke shfrytëzuar ujin e liqeneve të thella.

Duke përdorur rezervat e ftohta ujore të Liqenit Ontario, janë vënë në përdorim tubacione të mëdha për të pompuar ujin e ngrirë përreth Torontos, duke furnizuar kështu me ajër të kondicionuar natyral ndërtesat zyrtare të qytetit.

Ky sistem i ri, i zhvilluar nga kompania Enwave, quhet ‘ftohje nga thellësia e liqenit’ dhe shpenzon 75 përqind më pak energji elektrike se sa sisteme të ngjashme të ajrit të kondicionuar.

Ftohja nga thellësia e liqenit eliminon shfrytëzimin e mbi 61 megavatësh elektriciteti që si rrjedhim pakëson me 79 mijë ton çlirimin e dioksidit të karbonit çdo vit.Kështu, sistemi kanadez ka tërhequr vemendjen e shumë qyteteve të tjera nëpër botë.

****

Llogaritet se në stinën e dimrit në Japoni bie reth 90 miliard ton dëborë, që mund të përdoret në muajt e verës, kur duhen sasi të madhe ajri të kondicionuar për të përballuar aktivitetet e përditëshme në temperatuat e larta.

Me këtë projekt novator bëhet i mundur akumulimi i të ftohtit të dimritpër t’u përdorur në muajt e nxehtë të verës.Në këtë sistem dëbora që bie në dimër mund të depozitohet në ‘dhoma’ të izoluara.

Duke përdorur një sasi të vogël elektriciteti, ky sistem i ri ajri të kondicionuar përdor borën e ftohtë për të qarkulluar ajrin e freskët të lagësht.Sistemi është duke u përdorur në fermat industriale ku rreth 500 ton dëborë i mban drithërardhe prodhime të tjera bujqësore në temperatura konstante.

Ky projekt që është në fazat e para të zhvillimit, është një alternativë mjaft efikasepër vendet me rreshje të mëdha dëbore që të kursejnë miliona dollarë nga kostoja e energjisë dhe të mbajë të ulët çlirimin e gazit karbonik.

XS
SM
MD
LG