Lidhje

Shkollat publike në Masaçusets mënjanojnë tekste mësimore që mohojnë genocidin ndaj armenëve


Shkollat publike në Masaçusets mënjanojnë tekste mësimore që mohojnë genocidin ndaj armenëve
Shkollat publike në Masaçusets mënjanojnë tekste mësimore që mohojnë genocidin ndaj armenëve

Një gjykatë federale e apeleve arriti në përfundimin se shkollat publike në Masaçusets mund të mënjanojnë tekste mësimore që mohojnë genocidin e periudhës së Luftës së Parë Botërore ndaj armenëve.

Vendimi mban në fuqi një përfundim të një gjykate të shkallës më të ulët ku thuhej se shteti i Masaçusetsit nuk gaboi në vitin 1999 kur la jashtë lëndës mësimore informacionet që vinin në pikëpyetje nëse vrasja e dhjetra-mijëra armenësh nga turqit otomanë ishte në fakt genocid.

Kjo çështje ishte depozituar në fillim nga Asambleja e Shoqatave Turko-Amerikane, juristët e së cilës argumentuan se heqja e materialit nga planet mësimore ishte censurë.

Juristët argumentuan gjithashtu se nëse nxënësit nuk mësonin variantin turk e kohëve të sotme lidhur me vdekjen e armenëve nga viti 1915 deri në vitin 1923, ata privoheshin nga i kuptuari i ekuilibruar i atyre ngjarjeve.

XS
SM
MD
LG