Lidhje

SHBA: Shtohet përdorimi i biçikletave si mjet udhëtimi


SHBA: Shtohet përdorimi i biçikletave si mjet udhëtimi
SHBA: Shtohet përdorimi i biçikletave si mjet udhëtimi

Bulevardi që shtrihet nga shtëpia e Bardhë deri në Kapitol është ri-konfiguruar kohët e fundit. Kësaj arterjeje të famshme të Uashingtonit i është shtuar një korsi për biçikleta. Luhatjet në çmimet e karburantit dhe dëshira për më shumë ushtrime fizike i ka bërë shumë amerikanë të braktisin makinën e të zgjedhin biçikletën si mjet për të shkuar në punë. Kjo prirje duket se po sjell një epokë të re në Amerikë, pikërisht, periudhën e biçikletave.

Këta çiklistë po përgatiten që të provojnë korsinë e re të biçikletave në bulevardin më të njohur në Amerikë. Grupin e udhëheq anëtari demokrat i kongresit amerikan, Earl Blumenhauer, nga qyteti Portland në Oregon, i njohur për përdorimin e dendur të biçikletave.

Blumenhauer shkon me biçikletë çdo ditë në zyrën e tij në Kongres. Edhe kryetarit të bashkisë së Washingtonit Adrian Fenty, i pëlqejnë garat me biçikleta. Administrata e tij ka planifikuar që të dyfishojë gjatësinë aktuale prej 73 kilometrash të korsive për biçikleta në qytet dhe të krijojë programin më të madh për udhëtimin me biçikleta në SHBA.

Shumë njerëz me biçikleta janë mbledhur në Sheshin Liria. Ata kërkojnë një rrjet më të madh për korsitë e biçikletave dhe masa më të mira sigurie. Kongresmeni Blumehauer është aleat i tyre në këtë sipërmarrje.

“Të gjithë juve që po digjni kaloritë tuaja, në vend që të digjni karburant, ndërkohë që në gjirin e Meksikës vazhdon teoria e shpim-kërkimeve, u them se ky realitet dëshmon mënçurinë e veprimeve tuaja”.
Ka plot kalori për të konsumuar, teksa fuqia e biçikletës po përhapet tek njerëzit e të gjitha moshave.

“Amerika po e përqafon çiklizmin. Ne po e shohim kërë dukuri nga njëri skaj në tjetrin, po shohim si po ecën kjo prirje në Nju Jork apo Çikago. Isha në Filadelfia dhe pashë që çiklizmi ishte dyfishuar në këtë qytet”.

Më shumë se 2 për qind e punonjësve të Washingtonit udhëtojnë me biçikleta. Kjo shifër është rreth dyfishi i mesatares në rang kombëtar.

Suzan Allen sapo i është shtuar këtij numri.

“Unë erdha në këtë qytet dy vjet më parë dhe jam e befasuar se sa shumë njerëz i japin biçikletës këtu”.

Një studim i Universitetit Berklei në Kaliforni arriti në përfundimin se amerikanët shpenzojnë 5 herë më shumë kohë duke i dhënë makinës se sa duke bërë fizkulturë.

Por kritikët e korsive të biçikletave thonë se qendra e Washingtonit është bllokuar nga trafiku, që kur u vendosën pengesat përpara Shtëpisë së Bardhë vite më parë. Ata thonë se shndërrimi i korsive të makinave në korsi për biçikleta do ta përkeqësojë situatën.

Jon Townsed është zëdhënës për shoqatën e automobilizmin në Amerikë.

“Nuk mund të kalohet lehtësisht nga njëra anë e shëtitores në tjetrën. Nëse zhvedosen të gjitha korsitë e bulevardit Pensylvania, nga Shtëpia e Bardhë në Kapitol, e mendoni përsëritjen e kësaj situate të tmerrshme për qarkullimin, në kushtet e bllokimeve nëpër rrugë?”
Por shumë amerikanë janë të lodhur nga varësia që vendi ka ndaj makinës si mjet transporti.

Pitër Harnik ka shumë arsye për të shkuar me biçikletë në punë.

“E bëj për t’u ushtruara fizikisht, për të luftuar ndotjen, për të kursyer karburant, ndjehem mirë dhe shpesh herë është pjesa më e këndshme e ditës sime”.

Kjo nuk është një korsi e zakonshme për biçikleta, pasi bulevardi Pensylvenia është një rrugë me rëndësi të madhe simbolike në Amerikë. Mendoni sesi do të ndryshonte kryqyteti amerikan, nëse do të kishte më shumë biçikleta në këtë korsi, se sa makina në rrugë!

XS
SM
MD
LG