Lidhje

Klinton: Udhëheqësit izraelitë e palestinezë kanë filluar bisedime serioze


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton filloi ditën e dytë të bisedimeve të paqes me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe me udhëheqësin palestinez Mahmud Abas. Të tre ata nuk bënë komente të rëndësishme lidhur me takimin, ndërsa hynë në rezidencën e zotit Netanjahu. Por i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme George Mitchell pritet të bëjë komente pas takimit.

Më parë zonja Clinton tha se udhëheqësit izraelitë e palestinezë kanë filluar bisedimet serioze dhe po diskutojnë rreth çështjeve kryesore në qendër të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se udhëheqësit izraelitë e palestinezë kanë filluar bisedimet serioze dhe po diskutojnë rreth çështjeve kryesore në qendër të konfliktit në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG