Lidhje

Zbulohet një relike e rëndësishme e perandorisë së lashtë egjiptiane


Zbulohet një relike e rëndësishme e perandorisë së lashtë egjiptiane
Zbulohet një relike e rëndësishme e perandorisë së lashtë egjiptiane

Arkeologët në Egjipt kanë nxjerrë një pjesë të statujës 3 mijë vjeçare të faraonit që besohet se ka qenë gjyshi i Mbretit Tut.

Shefi i Agjencisë egjiptiane të Antikiteteve Zahi Havas tha se statuja e Faraonit Amenhotep III u zbulua në të njëjtin vend ku dikur ka ekzistuar tempulli i tij në qytetin jugor të Luksorit. Zoti Havaz tha se relikja e zbuluar sot tregon faraonin të ulur në fron, shoqëruar nga perëndia Amun.

Arkeologët besojnë se statuja e plotë është 3 metra e lartë.

Faraoni Amenhotep III sundoi perandorinë egjiptiane në kulmin e lulëzimit të qytetërimit egjiptian nga viti 1390 deri në vitin 1350 para erës sonë. Kjo perandori shtrihej nga Sudani deri në Sirinë e ditëve tona.

XS
SM
MD
LG