Lidhje

Shenja negative për ekonominë amerikane


Shenja negative për ekonominë amerikane
Shenja negative për ekonominë amerikane

Në Shtetet e Bashkuara, porositë për fabrikat kanë rënë, pushimet nga puna janë ngritur dhe kompanitë, që marrin në punë, po shtojnë punëtorë me një rritëm të ngadaltë.

Të dhënat nga një seri raportesh shtetrore dhe private mbi ekonominë amerikane, që u publikuan sot, shuajnë shpresat për një zhvillim të ndjeshëm në 6 mujorin e dytë të vitit. Ndërkohë, çmimi i arit, që tradicionalisht konsiderodhet si një investim i sigurtë, arriti në një nivel të ri edhe më të lartë.

Departamenti amerikan i Tregtisë njoftoi sot se në muajin qershor porositë për fabrikat ranë për të dytën herë në 3 muajt e fundit me 0.8 për qind. Kjo rënie ishte shkak i kërkesave të pakta për pajisjet e transportit.

Një studim tjetër i Institutit privat për Menaxhimine furnizimeve thotë se edhe aktivitetet në prodhimet jo-industriale po ngadalsohen.

Firma e punësimit, Challenger, Gray dhe Christmas njoftoi se mbi 66 mijë vende pune u shkurtuan në muajin korrik. Kjo është shifra më e lartë për këtë lloj studimi në më shumë se një vit dhe gati 60 për qind më e lartë se sa korrikun e vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG