Lidhje

Papunësia në Eurozonë, më e larta në 15 vjet


Shifrat e Bashkimit Evropian për punësimin tregojnë se papunësia në vendet që përdorin euron ka arritur nivelin më të lartë në 15 vjet.

Agjencia e statistikave Eurostat njoftoi sot se papunësia arriti në 10,9 për qind në muajin mars, nga 10,8 për qind që ishte në muajin shkurt. Përqindja e papunësisë së muajit mars do të thotë që 17,4 milionë njerëz janë të papunë, brenda eurozonës.

Papunësia më e lartë ishte në Spanjë, 24 për qind, dhe në Greqi, ku ishte rreth 22 për qind.

Mes vendeve me papunësinë më të ulët janë Austria, Hollanda, Luksemburgu, dhe Gjermania, ekonomia më e fortë e Evropës. Papunësia në këto vende varion nga 4 deri në 5,5 për qind.

XS
SM
MD
LG