Lidhje

Udhëheqësit evropianë: Jemi pranë marrëveshjes për borxhin grek


Udhëheqësit evropianë: Jemi pranë marrëveshjes për borxhin grek
Udhëheqësit evropianë: Jemi pranë marrëveshjes për borxhin grek

Bashkimi Evropian thotë se është relativisht pranë arritjes së një marrëveshjeje me bankat evropiane për të falur afro gjysmën e borxhit të Greqisë, një marrëveshje që mund t’u kushtojë këtyre institucioneve financiare afro 243 miliardë dollarë.

Një zëdhënës i Komisionerit për Çështje Ekonomike, Oli Ren, tha sot se udhëheqësit e kontinentit preferojnë që secila prej bankave të arrijë marrëveshje në mënyrë vullnetare për uljen e barrës së borxheve greke. Por deri tani BE dhe negociatorët e bankave nuk kanë arritur ende marrëveshje. Blloku me 27 anëtarë po u bën presion bankave të pranojnë një humbje prej 60 për qind në letrat me vlerë të Greqisë, ndërkohë që bankat kanë këmbëngulur për një humbje në masën 40 për qind.

Një diplomat tha se shifra përfundimtare mund të jetë diku në mes.

Negociatat e ndezura lidhur me krizën financiare evropiane po zhvillohen pasi udhëheqësit evropianë mbyllën dje një takim të nivelit të lartë dhe planifikuan takimin e së mërkurës. Ata kanë premtuar se deri të mërkurën do të kenë një plan të përgjithshëm për të zgjidhur problemin e borxhit që ka tronditur tregjet ndërkombëtare dhe kërcënon ta fusë ekonominë botërore në një krizë të re.

XS
SM
MD
LG