Lidhje

Greqia e paqartë për qeverisjen e re të saj


Udhëheqësit e partisë së majtë greke Syrizai kanë nisur bisedimet me partitë e tjera për të formuar një koalicion qeverisës për të ndaluar masat e ashpra ekonomike të kërkuara anga Bashimi Evropian, që kjo parti i quan “barbare”. Votuesit në Greqi nuk arritën që t’i japin asnjë partie shumicën në zgjedhjet e së dielës, duke e zhytur vendin edhe më tepër në një situatë të paqartë.

Sheshi Sintagma përpara parlamentit grek është kthyer në epiqendrën e shumë protestave antiqeveritare. Zgjedhjet i kanë lënë grekët dhe europianët në përgjithësi të paqartë.

Nëse nuk arrihet të krijohet koalicioni qeverisës, atëherë vendi do të shkojë në qendrat e votimit edhe një herë. Mes votuesve ka nisur të zerë vend frika.

“Besoj se zgjedhjet e reja do të sjellin sërish një rezultat të paqartë, kontradiktor dhe radikal. Ne nuk mund të përballojmë dot më një rezulta të tillë, as emocionalisht, as praktikisht dhe as ekonomikisht”.

Dy partitë më të mëdha greke panë se një pjesë e votave të tyre në zgjedhjet e së dielës shkuan për partitë ekstremiste të së djathtës e së majtës.

Dionyssis Dimitrakopoulos, specialist për politikat greke në Universitetin Birbeck të Londrës, thotë se ndodhi ajo që quhet “zgjuarsi” në rezultatin e zgjedhjeve.

“Këto zgjedhej ndëshkuan dy partitë që e sollën vendin në këtë situatë. Votimi pohon bashkë-fajësinë e tyre. E dyta, mendoj se këto zgjedhje i ofruan një pjese të sës majtës, si në rastin e partisë Syriza, mundësinë e paraqitjes së një alternativë të qartë dhe ndoshta edhe të zbatimit të saj në praktikë”.

Gjermania, mbështetësja kryesore e masave të ashpra në shkëmbim të programeve të shpëtimit financiar të BE-së, ka thënë tashmë se Greqia duhet t’u përmbahet marrëveshjeve të arritura nga qeveria e mëparshme.

Zoti Dimitrakopoulos thotë se ky është hapi i parë në atë që mund të kthehet në një rinegocim të stërzgjatur mes Greqisë dhe BE-së.

“Pjesë e problemeve që ekzistojnë në Greqi tani kanë të bëjnë me recetat që janë vënë pjesërisht në zbatim gjatë viteve 2009 - 2010 ose edhe tani. Kjo nuk ndodh vetëm me Greqinë”.

Në Francë, socialisti Francois Hollande fitoi në zgjedhjet presidenciale bazuar në platformën kundër masave shtrënguese. Ekonomisti amerikan Paul Krugman argumenton se, ndërsa më shumë vende europiane bien në recesion, po shtohet mendimi se politikanët e kishin gabim.

“Koncepti se shkurtimi i shpenzimeve, që ndikon negativisht për ekonominë, gjoja nuk ndikoka negativisht, pasi përmirësoka besimin dhe për rrjedhojë çon në rritjen e shpenzime, po vihet në pikëpyetje.”

Zgjedhjet i dhanë një goditje të papritur programeve të masave shtrënguese ekonomike në kontinetin europian. Analistët thonë se votuesit duket se e kanë futur ekonominë europiane në rrugën drejt një territori të panjohur.

XS
SM
MD
LG