Lidhje

Avokati i ri i Popullit nis punën duke ndihmuar komunitetin rom


國民黨馬英九陣營台北市競選總部外貎
國民黨馬英九陣營台北市競選總部外貎

Avokati i ri i popullit, Igli Totozani, po strehon sot për të tretën ditë në mjediset e institucionit disa familje rome për t’i mbrojtur nga dimri i ashpër i këtij viti, teksa temperaturat janë prej disa ditësh nën zero. Familjet rome janë pa shtëpi, dhe me shumë fëmijë. Ata janë shumë të varfër dhe nuk kanë asnjë çati mbi kokë. “Jemi të pambrojtur. Ju lutem të gjithë institucioneve që të mos ketë dallim racial në Shqipëri. U bënë shumë vjet demokraci dhe tani duam edhe ne romët që të jetojmë si gjithë të tjerët” - thotë Hysen Kanani, një rom i pastrehë, baba i 12 fëmijëve.

Avokati i popullit u takua me këtë grup romësh teksa po i përzenin në mes të dimrit nga një tokë ku jetonin në çadra. Tani ata po bisedojnë me bashkinë, ministrinë e punës dhe ministrinë e mbrojtjes që të gjejnë një strehë sa më të përshtatshme për ta. “Ju premtoj dhe e kam detyrë ligjore që të gjitha kërkesat tuaja do të merren parasysh. Do të bëjmë një rekomandim, do të flasim me qeverinë dhe do të bashkëpunojmë me të dhe me bashkinë që të gjitha problemet tuaja të hyjnë në rrugën e zgjidhjes” - tha avokati i popullit, Igli Totozani.

Këtu nuk është fjala për një grup të vogël, por për një komunitet dhjetëra mijëra njerëz, që nuk gëzojnë të drejtat njerëzore. “Jetojmë te bregu i Lanës. Jetojmë në mëshirë të Zotit. Djalin e kam shurdhmemec dhe bashkë me nusen e fëmijët jetojmë në baraka. Kemi bërë dokumenta, kemi protestuar disa herë dhe nuk kemi gjetur zgjidhje” - thotë Nafije Brahimasi, gjyshe dhe nënë me një familje të gjerë. Të njëjtat halle kanë edhe shumë të tjerë në komunitetin rom. Jalldizi është një nënë e re në moshë me 4 fëmijë dhe e divorcuar. “Jetoj bashkë me fëmijët tek kasollja e mamasë time. Edhe atje është ngushtë. Na duhet shtëpi dhe punë por asnjë nuk na ndihmon” - thotë ajo.

Zoti Totozani thotë se po përgatit një paketë propozimesh ligjore për të ndihmuar të gjithë komunitetin rom për një mori hallesh, duke nisur nga shëndeti, shkolla puna.

“Kjo situatë e ngutshme që solli dimri, nxorri dashurpadashur gjithë këtë problematikë, e cila nuk ka patur një trajtim serioz gjatë 20 vjetëve, ose më tej në kohë. Ne duhet të përballemi me këtë problem në bashkëpunim me administratën publike, me organet vendore, me entin e banesave. Problemi nuk zgjidhet duke mbyllur sytë dhe duke e shtyrë në kohë, sepse është fjala për të drejtat e njeriut” - thotë ai.

Romët zënë një pjesë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare si nga numri i tyre, shtrirja gjeografike dhe kanë një histori të pasur bashkëjetese. Për shkak të traditave të tyre, pjesa më e madhe e tyre janë pa shtëpi, pa shkollim, të varfër dhe të sëmurë. Një numër i madh i tyre janë ende pa u regjistruar në zyrat e gjendjes civile prej disa brezash, dhe kjo i pengon të roganizohen dhe të përfitojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare.

XS
SM
MD
LG