Lidhje

Shqipëri: Presidenti Topi mbledh Këshillin e Sigurisë për situatën e përmbytjeve


Shqipëri: Presidenti Topi mbledh Këshillin e Sigurisë për situatën e përmbytjeve
Shqipëri: Presidenti Topi mbledh Këshillin e Sigurisë për situatën e përmbytjeve

Situata e përmbytjeve në vend ka detyruar presidentin Bamir Topi të vendosë thirrjen e Keshillit të Sigurisë për këtë çështje.

Presidenti Bamir Topi është kthyer sot nga Kazakistani ku ai mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të Osbe-së.

Sipas njoftimit të zyrës së tij të shtypit kreu i shtetit ka ndjekur megjithatë gjatë gjithë këtyre ditëve situatën e krijuar nga përmbytjet. Një situatë e cila ka ardhur duke u rënduar.

Sot probleme të ndryshme janë shkaktuar edhe në pjesë të tjera të vendit, si në Fushë Krujë ku uji ka pushtuar pjesën më të madhe të qytetit, e po ashtu dhe në Durrës.

Probleme ka patur edhe në një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës të mbuluar nga uji e ku për pasojë është bllokuar qarkullimi, apo edhe në akse të tjera rrugore.

XS
SM
MD
LG