Lidhje

Thaçi: Opinioni i GJND është i shkëlqyer, Serbia nuk ka pse të ndihet e humbur


Thaçi: Opinioni i GJND është i shkëlqyer, Serbia nuk ka pse të ndihet e humbur
Thaçi: Opinioni i GJND është i shkëlqyer, Serbia nuk ka pse të ndihet e humbur

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është një opinion i shkëlqyer dhe që vulos shtetin e Kosovës.

Kryeministri Thaçi, i cili vazhdon vizitën në Uashington, tha se opinioni i GjND-së ishte më i drejti i mundshëm. Shpallja e Kosovës shtet i pavarur ka qënë plotësisht një vendim legal, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në përputhje me shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, tha ai.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, menjëherë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, zoti Thaçi tha se opinioni i GJND-së është një përgjigje për gjithë botën se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe shteti i Kosovës është i përjetshëm, shtet i mundësive, shtet demokratik e multietnik, shtet që do të integrohet në NATO dhe në BE.

Ai tha se ky është një opinion i shkëlqyer për Kosovën, rajonin dhe për gjithë perspektivën euro-atlantike të rajonit. Ai falenderoi të gjitha vendet, përfshirë Shtetet e Bashkura, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vende të tjera, që kanë mbështetur Kosovën.

XS
SM
MD
LG