Lidhje

Papandreu, thirrje BE-së për paketën e dytë të ndihmave


Papandreu, thirrje BE-së për paketën e dytë të ndihmave
Papandreu, thirrje BE-së për paketën e dytë të ndihmave

Kryeministri i Greqisë Xhorxh Papandreu u bëri thirrje partnerëve evropianë të veprojnë menjëherë për t’i dhënë vendit të tij paketën e dytë të ndihmave, ashtu siç u ra dakort në takimin e nivelit të lartë të BE-së.

Në një letër drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barrozo, kryeministri grek, thekson se institucionet evropiane, vendet anëtare të BE-së dhe parlamentet e tyre duhet të kalojnë tani në masa konkrete.

Bashkimi Evropian dhe FMN-ja miratuan muajin e kaluar një paketë tjetër huash urgjente prej 155 miliardë dollarësh për Greqinë për ta ndihmuar këtë vend të paguajë borxhet, pasi paketa e parë e ndihmave, prej 160 miliardë dollarësh, nuk arriti të sillte ndonjë përmirësim të dukshëm të gjendjes së ekonomisë greke.

XS
SM
MD
LG