Lidhje

159 të vdekur nga përplasja e një avioni të linjës Air India në Mangalore


Një avion i linjës Air India doli sot herët në mëngjes nga pista e aeropotit ku po ulej në jug të Indisë dhe ra në një gropore, duke lënë të vdekur 159 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit

Zyrtarët thonë se tetë vetë shpëtuan dhe u dërguan me urgjencë në spital, por një prej tyre vdiq më pas. Avioni me 160 udhëtarë në bord, të gjithë shtetas indianë, dhe një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh vinte nga Dubai.

Zyrtarët thonë se avioni u ul në aeroportin Mangalore në shtetin Karnataka, por doli nga pista dhe u përplas në gropore e mori zjarr.

Të mbijetuarit thanë se u përpoqën të dilnin jashtë pasi avioni u nda më dysh dhe mori zjarr, duke lëshuar shtëllunga tymi të dendur.

Ministri i aviacionit civil indian, Praful Patel, tha sot pasdite se mbeturinat e avionit janë mbledhur dhe po bëhen hetime për shkaqet e aksidentit. Ekipet e ndihmës vazhdojnë të nxjerrin trupat nga vendi i përplasjes.

Zyrtarët thonë se pamja e turbullt dhe moti me shi mund të kenë qënë faktorë të përplasjes. Pista ndodhet në majën e një kodre dhe dihet se është një terren i vështirë për uljen e avionëve.

XS
SM
MD
LG