Lidhje

Obama: Qeveria e re e koalicionit në Irak do të pasqyrojë vullnetin e popullit


Obama: Qeveria e re e koalicionit në Irak do të pasqyrojë vullnetin e popullit
Obama: Qeveria e re e koalicionit në Irak do të pasqyrojë vullnetin e popullit

Presidenti Barak Obama tha se qeveria e re e koalicionit në Irak do të jetë përfaqësuese, gjithëpërfshirëse dhe do të pasqyrojë vullnetin e popullit.

Zoti Obama u tha gazetarëve në Seul se marrëveshja e arritur këtë javë për ndarjen e pushtetit shënon një gur themeli për Irakun modern.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon vlerësoi gjithashtu marrëveshjen sot, duke thënë se ajo do t’u shërbejë interesave të përbashkëta të popullit irakian.

Pas një ngërçi tetë mujor, udhëheqësit irakianë ranë dakort për një marrëveshje të mërkurën që lë në fuqi kryeministrin shiit Nuri al Maliki për një tjetër mandat katër vjeçar.

Marrëveshja i dha gjithashtu koalicionit Irakija, të mbështetur nga sunitë, pozitën e kryetarit të parlamentit dhe lejoi udhëheqësin kurd Xhalal Talabani të mbajë postin e presidentit.

Por marrëveshja pati një fillim të vështirë dje kur dy të tretat e 91 deputetëve të koalicionit Irakija u larguan nga parlamenti duke thënë se kërkesat e tyre nuk ishin plotësuar.

XS
SM
MD
LG