Lidhje

Talabani: Nuk do të firmos urdhërin për ekzekutimin e Tarik Azizit


Talabani: Nuk do të firmos urdhërin për ekzekutimin e Tarik Azizit
Talabani: Nuk do të firmos urdhërin për ekzekutimin e Tarik Azizit

Presidenti i Irakut, Xhalal Talabani tha se nuk do të firmosë urdhërin për ekzekutimin e ish-ministrit të jashtëm Tarik Aziz. Në një inetrvistë për televizionin francez, zoti Talabani shprehu keqardhje për zotin Aziz, i cili ka qenë një nga figurat më të njohura të regjimit të ish-diktatorit Sadam Husein.

Presidenti irakian tha se i vjen keq për zotin Aziz, pasi ai është i moshuar 74 vjeç dhe se është një nga të krishterët irakianë. Gjykata e Lartë e Irakut muajin e kaluar e dënoi me varje zotin Aziz, për rolin e tij në persekutimin e partive politike shiite në Irak. OKB-ja, BE-ja dhe Vatikani kanë bërë thirrje që zotit Aziz t’i falet jeta.

XS
SM
MD
LG