Lidhje

Kosovë: Organizatat e gazetarëve reagojnë pas incidentit në studion e Klan-Kosovës


Kosovë: Organizatat e gazetarëve reagojnë pas incidentit në studion e Klan-Kosovës
Kosovë: Organizatat e gazetarëve reagojnë pas incidentit në studion e Klan-Kosovës

Në Prishtinë, organizatat e gazetarëve reaguan sot ndaj një incidenti që ka ndodhur në studiot e televizionit Klan Kosova. Drejtuesit e këtij televizioni thanë se ish-deputeti Gani Geci, një nga drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, ka “ndërprerë dhunshëm mbajtjen e një debati” në këtë medium dhe ka kërcënuar drejtuesin e tij, Baton Haxhiu.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës e dënuan këtë rast duke e konsideruar atë si ndërhyrje dhe pengesë flagrante në punën e medieve dhe gazetarëve. Këto veprime, thuhet në reagimet e organizatave të gazetarëve, janë një mesazh i qartë se në çfarë gjendje të rëndë është vënë puna e gazetarëve dhe një dëshmi e gjallë e degradimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Dardanisë fajësuan drejtuesit e Klan Kosovës për mosrespektim të marrëveshjes, siç thuhet, duke provokuar dhe mos lejuar hyrjen e zoti Geci në debatin e paraparë të mbahej mbrëmë në atë televizion.

XS
SM
MD
LG