Lidhje

Feith: Integrimi i veriut të Kosovës kërkon kohë dhe durim

Feith: Integrimi i veriut të Kosovës kërkon kohë dhe durim
Feith: Integrimi i veriut të Kosovës kërkon kohë dhe durim

Shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Faith tha sot në Prishtinë se zbatimi i strategjisë për integrimin e veriut të vendit, të banuar me shumicë serbe, kërkon kohë dhe shumë durim. Ai theksoi së zbatimi i saj varet edhe nga qasja e komuniteteve vendase. Strategjia e kësaj zyre dhe e qeverisë së Kosovës që parasheh vendosjen e sundimit të ligjit në veriun e Kosovës që është skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së vendit, është kundërshtuar nga Beogradi dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në atë pjesë të Kosovës.

This item is part of
XS
SM
MD
LG