Lidhje

Rreth 100 të vrarë në trazira të dhunshme në Kirgistan


Turmat e zëmëruara të njerëzve kanë vrarë rreth 100 vetë dhe kanë plagosur më shumë një mijë e 200 të tjerë në jug të Kirgiztanit. Në përgjigje të gjendjes, qeveria e përkohëshme dërgoi forcat rezerviste për të shtypur dhunën që po vazhdon për të tretën ditë radhazi.

Qeveria u ka dhënë urdhër forcave të rendit të qëllojnë turmën, pas shpërthimit të trazirave mes komuniteteve uzbeke dhe kirgize në qytetet jugore Osh dhe Xhalalabad.

Zyrtarët uzbekë të emergjencës thonë se dhuna ka detyruar disa dhjetra mijëra uzbekë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në Uzbekistan janë ngritur kampe për refugjatët që janë plagosur dhe u janë djegur shtëpitë nga grupet e armatosura kirgize.

Ky është shpërthimi më i rëndë i dhunës që nga përmbysja nga posti e ish presidentit Kurmanbek Bakijev, gjatë një kryengritjeje të përgjakshme në muajin prill dhe largimit të tij nga vendi. Qytetet Osh dhe Xhalalabad kanë qënë baza të mbështetjes së tij

Presidentja e përkohëshme Roza Otunbajeva ka akuzuar përkrahësit e Presidentit të përmbysur, Kurmanbek Bakijev, për nxitjen e dhunës. Ajo i ka akuzuar ata se po përpiqen të pengojnë referendumin për kushtetutën mbi kufizimin e kompetencave presidenciale që është caktuar të mbahet nga fundi i këtij muaji.

XS
SM
MD
LG