Lidhje

Libi: Njoftime për 15 të vrarë në përleshje të ashpra


Libi: Njoftime për 15 të vrarë në përleshje të ashpra
Libi: Njoftime për 15 të vrarë në përleshje të ashpra

Të paktën 15 vetë njoftohet se kanë vdekur nga luftime të ashpra kur forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi ndërmorën një ofensivë sot për të rimarrë një qytet në perëndim të vendit që ishte nën kontrollin e kryengritësve.

Grupe mediatike perëndimore dhe arabe njoftuan për të vrarë e të plagosur nga luftimet në qytetin Zavija dhe përreth tij. Sipas njoftimet viktima u regjistruan si në radhët e luftëtarëve, ashtu edhe civilëve. Ka pasur njoftime edhe për sulme artilerie nga ushtria.

Forcat besnike të Gadafit përdorën gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Qindra protestues anti-qeveritarë u mblodhën pas lutjeve të së premtes. Disa brohorisnin “Gadafi është armiku i Zotit”.

Thuhet se përleshje kanë plasur edhe ndërmjet forcave pro dhe anti-Gadafit në qytetin lindor Ras Lanuf. Më parë sot forcat libiane ndërmorën goditje ajrore për të tretën ditë, duke vënë në shenjestër një bazë ushtarake pranë qytetit Axhdabija që kontrollohet nga kryengritësit.

Burime të forcave anti-qeveritare thonë se baza nuk ka pësuar dëme prej goditjes.

XS
SM
MD
LG