Lidhje

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton Kinën


Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se Kina mund të njihet si një vend me ekonomi tregu kur udhëheqësit e BE-së të diskutojnë për këtë çështje gjatë këtij viti.

Duke folur në Pekin, pas takimit me kryeministrin Wen Gji Bao, ajo tha se Kina, duhet më parë të bëjë më shumë për mbrojtjen e pronës intelektuale dhe të hapë më tej tregjet e saj. Kompanitë gjermane kanë kërkuar shtimin e lidhjeve tregëtare mes dy vendeve që përfaqësojnë dy ekonomitë më të mëdha eksportuese të botës.

Gjatë vizitës së kancelares Merkel, dy vendet nënshkruan marrëveshje tregëtare me vlerë prej miliarda dollarësh.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Gjermanisë janë përmirësuar pas ftohjes që pësuan në vitin 2007 kur zonja Merkel priti udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama.

XS
SM
MD
LG