Lidhje

Bosuorth në bisedime rajonale për çështjen bërthamore të Phenianit


Bosuorth në bisedime rajonale për çështjen bërthamore të Phenianit
Bosuorth në bisedime rajonale për çështjen bërthamore të Phenianit

Ministri i jashtëm japonez Seixhi Mehara dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Korenë e Veriut Stivën Bosuorth thanë se kanë rënë dakort t’i përgjigjen me qetësi njoftimit mbi një uzinë të Phenianit për pasurimin e uraniumit.

Zoti Bosuorth dhe shtatë diplomatë dhe oficerë të tjerë të zbulimit u takuan me zotin Mehara sot në Tokjo. Ata u fërguan në rajon pasi një ekspert bërthamor amerikan njoftoi se kishte parë një uzinë të sofistikuar bërthamore për pasurimin e uraniumit në Korenë e Veriut me më shumë se një mijë centrifuga.

Përfaqësuesi amerikan tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë në dijeni të ambicieve bërthamore të Phenianit dhe se “kjo nuk është krizë.”

Kjo është hera e parë që uzinat bërthamore të Phenianit konfirmohen nga një ekspert i jashtëm.

Pas takimeve në Korenë e Jugut dhe në Tokjo, ekipi amerikan do të shkojë në Kinë.



XS
SM
MD
LG