Kompania e naftës British Petrolium thotë se sistemi i krijuar në Gjirin e Meksikës për të nxjerrë naftën nga pusi i dëmtuar kapi dje gjithsejt 21040 fuçi nafte.
Me anë të një deklarate dje, kompania tha se nafta e nxjerrë u grumbullua dhe një pjesë u dogj, por sasia totale e nxjerrë ishte më pak se një ditë më parë për shkak të mbylljes së sistemit për të korregjuar një problem.
BP e mbylli njërin prej sistemeve të frenimit të rrjedhjes së naftës të premten vonë për 10 orë.
Po sot, administratori i pavarur, që mbikqyr fondin prej 20 miliardë dollarësh për të kompensuar viktimat e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës tha se çdo dëm do të paguhet me shpejtësi.
Kompania e naftës British Petroleum pranoi javën e kaluar në përgjigje të një kërkesë të Presidentit Barak Obama për të kompensuar bizneset dhe individët, që janë dëmtuar ekonomikisht nga katastrofa.