Lidhje

Petreas: NATO ka lehtësuar kalimin e sigurtë të udhëheqësve talebanë për në Kabul


Petreas: NATO ka lehtësuar kalimin e sigurtë të udhëheqësve talebanë për në Kabul
Petreas: NATO ka lehtësuar kalimin e sigurtë të udhëheqësve talebanë për në Kabul

Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjenerali David Petreas tha se aleanca ka lehtësuar kalimin e sigurtë të udhëheqësve talebanë për të shkuar në Kabul për bisedime me qeverinë afgane.

Gjenerali Petreas, i cili ndodhet në Londër, tha se ky qëndrim i NATO-s, është në kuadër të mbështetjes së presidentit afgan Hamid Karzai dhe përpjekjeve të tij për pajtim me grupin Taleban.

Zoti Petreas tha se nuk do të ishe detyrë e lehtë për një komandant të lartë të talebanëve të udhëtonte për në Kabul, në se aleanca nuk e lejonte. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Komandanti i NATO-s shtoi se disa udhëheqës të lartë talebanë kanë kërkuar kontakt me qeverinë afgane dhe vende të tjera të angazhuara në Afganistan por se diskutimet ishin paraprake.

XS
SM
MD
LG