Lidhje

Polonia voton sot për zgjedhjen e pasuesit të Presidentit Kazinski


Votuesit polakë po zgjedhin pasardhësin e presidentit të ndjerë Leh Kazinski, në zgjedhjet të cilat pritet që t’i japin drejtimin dhe tonin axhendës së ardhshme politike dhe ekonomike të vendit, në lidhje me Bashkimin Evropian dhe Rusinë.

Zoti Kazinski dhe një delegacion zyrtarësh të lartë polakë vdiqën në 10 prill pasi avioni presidencial u përplas në zonën perëndimore të Rusisë, pranë Smolenskut.

Pretendentët kryesorë në zgjedhjet e sotshme janë vëllai i ish presidentit, konservatori Jaroslav Kazinski dhe udhëheqësi i partisë së qendrës Bronislav Komorovski.

Sondazhet parazgjedhore tregojnë se zoti Komorowski, me prirje të theksuara pro Bashkimit Evropian është në krye të garës zgjedhore. Por analistët thonë se ai nuk do të mund të arrijë 50 përqindëshin e duhur për të fituar që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, çka do të detyrojë mbajtjen e një raundi të dytë në 4 korrik.

Më shumë se 30 milionë polakë kanë të drejtë vote, por radioja polake ka njoftuar se pjesëmarrja në votime ishte pak më shumë se 23 përqind deri në orët e pasdites.

XS
SM
MD
LG