Lidhje

Opozita socialiste në Shqipëri në protestë dhe grevë


Në Shqipëri opozita tha sot se protesta e saj do të përshkallëzohet në të gjithë vendin. Deklarata u bë nga kryetari i partisë socialiste Edi Rama përpara tendës ku po zhvillohet greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe 180 përkrahësve të tyre. Po sot disa qindra metra më tutje qeveria organizoi një koncert për të festuar arritjet e vendit të cilat sipas kryeministrit janë realizuar edhe falë votës së lirë të qytetarëve.

XS
SM
MD
LG