Lidhje

Anxhelina Zholi dëshiron të takohet me viktimat e përdhunimit gjatë luftës në Bosnje


Anxhelina Zholi dëshiron të takohet me viktimat e përdhunimit gjatë luftës në Bosnje
Anxhelina Zholi dëshiron të takohet me viktimat e përdhunimit gjatë luftës në Bosnje

Aktorja e njohur amerikane Anxhelina Zholi tha sot se dëshiron të takohet me viktimat e përdhunimeve gjatë luftës në Bosnje për të sqaruar çdo keqkuptim që i ka çuar autoritetet në Bosnje t’i mohojnë asaj lejen e hyrjes në këtë vend ku për herë të parë në rolin e regjisores ajo ka ndërmend të xhirojë disa pjesë filmi.

Autoritetet bosnjake nuk e kanë lejuar Anxhelina Zholinë të xhirojë në Bosnje për shkak të protestave të viktimave të përdhunimeve ndaj temës së filmit.

Filmi me një temë dashurie midis një gruaje bosnjake dhe një burri serb, do të xhirrohej pjesërisht në Bosnje në nëntor.

Megjithatë sipas një producenti të filmit, në Sarajevë janë përhapur zëra se filmi është rreth një gruaje të përdhunuar që bie në dashuri me dhunuesin.

Një zyrtar bosnjak tha se një gjë e tillë jo vetëm që është e pamundur, por vetë ideja është fyese për viktimave e përdhunimeve.

Producentët e filmit thonë se këto zëra nuk janë të vërtetë dhe ata kanë riparaqitur kërkesën për leje për të xhirruar duke i dërguar autoriteteve boshnjake gjithë skenarin e filmit.

XS
SM
MD
LG