Lidhje

Obama, thirrje amerikanëve të nderojnë viktimat e 11 shtatorit 2001


Obama, thirrje amerikanëve të nderojnë viktimat e 11 shtatorit 2001
Obama, thirrje amerikanëve të nderojnë viktimat e 11 shtatorit 2001

Presidenti Barak Obama thotë se amerikanët duhet të nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit duke bërë akte bamirësie.

Vendi do të përkujtojë 10 vjetorin e sulmeve terroriste mbas thuajse dy javësh. Në fjalimin e tij drejtuar vendit sot, zoti Obama bëri thirrje që ky përvejtor të jetë një ditë Kombëtare e Kujtesës dhe e Vullnetarizmit.

Afërsisht 3 mijë njerëz vdiqën ku terroristët rrëmbyen 4 aeroplanë të linjave civile ajrore dhe fluturan me ta drejt kullave binjake të Nju Jorkut dhe drejt Pentagonit. Aeroplani i katërt u rrëzua në shtetin lindor të Pensilvanisë.

Zoti Obama dhe zonja e parë Mishelle Obama do të marrin pjesë në një projket për shërbimin në komunitet në Uashington dhe do t’u bashkohen ceremonive përkujtimore që do të zhvillohen në çdo vend ku u rrëzuan aeroplanët.

Republikanët në fjalimin e tyre të përjavshëm u përqëndruan në ekonominë e dobësuar në vend. Senatori republikan Din Heller kritikoi presidentin, duke thënë se politikat e administrtës Obama po i kushtojnë vendit.

Përqindja e paupnësisë në Shtetet e Bashkuara ka mbetur në 9% ose pak më e lartë për më shumë se dy vjet.

XS
SM
MD
LG