Lidhje

Shkodër: Në kujtim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Martin Camaj


Shkodër: Në kujtim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Martin Camaj
Shkodër: Në kujtim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Martin Camaj

Shoqata atdhetare "Dukagjini" zhvilloi në qytetin e Shkodrës një verpimtari kushtuar jetës dhe veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar Martin Camaj, i cili u nderua një muaj më parë me titullin e lartë "Nderi i Kombit". Përmes një fotoekspozitë, bashkëvendasit e tij, u përpoqën të sjellin momentet më të rëndësishme të jetës dhe veprës së zotit Camaj, duke e vlerësuar atë si një nga figurat më të shquara të Dukagjinit.


Shkrimtari dhe albanologu Martin Camaj u nderua sot nga bashkvendasit e tij, të grupuar në shoqatën artdhetare “Dukagjini”, përmes një veprimtarie në nderim të veprës dhe jetës së tij. Në fotoekspozitën e hapur me këtë rast, pasqyrohen aspektet më të rëndësishme të jetës dhe veprës së Camajt, kesaj figure te shquar që, sipas Ndue Sanajt, megjithëse jetoi dhe punoi në mërgim, gjithë veprën dhe jetën ia kushtoi atdheut dhe vendlindjes: Dukagjinit.

"Martin Camaj që në moshë të re, kur u largua nga vendlindja, gjeti në Gjermani hapsirën, lirinë ku edhe shpërtheu talenti i tij, duke u bërë një gjuhëtar, letrar, etnograf dhe albanolog; një ambasador i kulturës kombëtare në Europë. Jo vetëm familja, por edhe ne, Shkodra dhe Shipëria janë krenarë për këtë figurë të madhe".

Rreth një muaj më parë, Martin Camaj u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, ndërsa sot, Këshilli Bashkiak i Shkodrës, e shpalli Camajn “Qytetar Nderi i Shkodrës”.

Profesor Tomor Osmani thotë se, megjithse me vonesë, vlerësimet dhe nderimet për Martin Camaj i përkasin kontributit të tij të shquar në fushën e letrave shqipe.

"Martin Camaj është një figurë e shquar poliedrike, një figureë e madhe jo vetëm në letërsi, por edhe në gjuhësinë tonë. Me të vërtetë, ai vlerësohet si letrar, ku pak ditë më parë u botua edhe vepra e tij në 10 vëllime si dhe u nderua me titullin “Nderi i Kombit”, por, për mendimin tim, në një aspekt të veçantë ai vlerësohet edhe për kontriutin e tij për gjuhën shqipe".

Martin Camaj lindi 85 vjet më parë në fshatin Temal të Dukagjinit. Pas ardhjes në pushtet të komunistëve, në vitin 1948, Martin Camaj u largua nga Shqipëria, fillimisht drejt ish Jugosllavisë, më pas drejt Italisë, për të përfunduar në Mynih të Gjermanisë. Martin Camaj u nda nga jeta në vitin 1992, në kohën kur vepra e tij thuajse ishte e panjohur në Shqipëri për shkak të censurës komuniste.

XS
SM
MD
LG