Lidhje

Fondi shqiptaro-amerikan gati të mbështesë projektet në Tiranë


Fondi shqiptaro-amerikan gati të mbështesë projektet në Tiranë
Fondi shqiptaro-amerikan gati të mbështesë projektet në Tiranë

Fondi shqiptaro-amerikan i sipërmarrjeve dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit shprehën sot gatishmërinë e tyre për të mbështetur projektet e bashkisë së Tiranës në përmirësimin e jetesës në kryeqytetin shqiptar. Dy bordet e drejtorëve të Fondit dhe të Fondacionit biseduan sot më drejtuesit e rinj të bashkisë së Tiranës për të bashkërenduar punët në të mirë të kryeqytetit, ku detyrat e para janë zhvillimi ekonomik, punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetesës dhe të qeverisjes komunitare.

“Është një rast të veçantë që bashkia ka një agjendë shumë të gjerë projektesh për investime dhe zhvillim, - thotë drejtuesi i Fondacionit, Majkëll Granof, - sepse edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka përgatitur projekte që të ngrejë veprimtaritë e veta në fusha të ngjashme. Diskutuam gjatë se si të kalohet nga projekte tek zbatimi konkret i tyre, sepse partneriteti publik privat po ecën mirë në Shqipëri”.

Ai theksoi se qeveria nuk punon dot e vetme dhe as privati nuk punon dot vetëm, kështu bashkëpunimi mes tyre është mëse i nevojshëm. “Paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe paratë e qeverisë amerikane kanë rastin që të bashkohen përsëri për të përmirësuar jetesën në Tiranë. Ky bashkëpunim do të jetë i matshëm në përfitime dhe vlera konkrete për të cilat do të flitet në takimin më të afërt” - tha zoti Granof.

Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, tha se kryeqyteti shqiptar është i nderuar të ketë mbështetjen me projekte zhvillimi nga fondacioni shqiptaro-amerikan dhe ato do të konkretizohen shumë shpejt. “Konstatuam një seri projektesh të ngjashme dhe pres shumë shpejt konkretizimin e tyre” - tha ai.

Donatorë të ndryshëm amerikanë dhe europianë kanë shprehur gadishmërinë që të mbështesin Tiranën në projektet e zhvillimit. Përfaqësues të Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian po ashtu. Deri tani shumë projekte të reja po pengohen nga mungesa e një plani të përgjithshëm urbanistik që Tirana nuk e ka ende pas 20 vjetësh, ndërsa popullata u trefishua në një kohë të shkurtër bashkë më mijëra ndërtime të parregullta.

XS
SM
MD
LG