Lidhje

Ministria e Ekonomisë: Të zbatohet vendimi i Gjykatës së Dibrës


Ministria e Ekonomisë: Të zbatohet vendimi i Gjykatës së Dibrës
Ministria e Ekonomisë: Të zbatohet vendimi i Gjykatës së Dibrës

Ministria e Ekonomisë u kërkoi sot strukturave shtetërore që të zbatojnë sa më parë vendimin e gjykatës së Dibrës dhe të nxjerrin minatorët grevistë nga miniera e Bulqizës.

Vendimi i gjykatës, që u bë publik sot, kërkon që të nxirren minatorët nga mjediset e minierës dhe të lejohen specialistët që të ndërhyjnë për të shmangur rreziqet për jetën dhe shëndetin e tyre. Ministria tha se në mjediset e minierës është krijuar një situatë e rrezikshme për shkak të ndërprerjes së punës, si për grevistët ashtu edhe për shkatërrimin e makinerive nëpër galeri.

Por minatorët paralajmëruan që policia të mos ndërhyjë në protestën e tyre. Ata thanë se do të shkaktojnë përmbytje në minierë dhe në vendin e grevës, nëse ndërhyjnë forcat e rendit. Greva e tyre e urisë hyri sot në ditën e 26, me kërkesa ekonomike për rritje pagash dhe siguri në punë. Kompania ka deklaruar se do të plotësojë kërkesat e tyre, por përsëri greva vazhdon nga mosbesimi, se kërkesat nuk do të plotësohen.

Disa ditë më parë grevisët u ndërruan pothuajse të gjithë me një grup tjetër punëtorësh, dhe ata mendojnë që ta vazhdojnë grevën me grupe të ndërrueshme. Organizatorët thonë se do t'i mbajnë të fshehta emrat e grevistëve, sepse familjarëve të tyre po u bëhen presione të ndryshme.

XS
SM
MD
LG