Lidhje

Vëzhguesit e Lidhjes Arabe përgatiten për misionin në Siri


Vëzhguesit e Lidhjes Arabe përgatiten për misionin në Siri
Vëzhguesit e Lidhjes Arabe përgatiten për misionin në Siri

Vëzhgues të Lidhjes Arabe pritet të vizitojnë sot qytetet siriane Dara, Hama dhe Idlib, ku protestat anti-qeveritare janë shtypur me dhunë. Ndërkaq po shtohen mëdyshjet për besueshmërinë e vëzhguesve.

Gjatë dy ditëve të fundit, që nga mbërritja e vëzhguesve arabë në Siri, aktivistë dhe grupe për të drejtat e njeriut kanë thënë se trupat qeveritare kanë vrarë të paktën 39 vetë, përfshirë gjashtë të vrarë dje në qendër të qytetit Hama.

Shoqata Vëzhguese e të Drejtave të Njeriut në Siri, një organizatë me seli në Britani, tha se ka shpërthyer dhunë edhe në pjesë të tjera të Sirisë, përfshirë vrasjen në një pritë të katër ushtarëve nga një grup dezertorësh ushtarakë.

Gjakderdhja ka zgjuar shqetësimet e opozitës siriane se vëzhguesit arabë nuk janë as të përgatitur sa duhet dhe as të pavarur për këtë mision.

XS
SM
MD
LG