Lidhje

Deputetët e PS dhe përkrahësit e opozitës vazhdojnë grevën e urisë


Deputetët e PS dhe përkrahësit e opozitës vazhdojnë grevën e urisë
Deputetët e PS dhe përkrahësit e opozitës vazhdojnë grevën e urisë

Deputetët e Partisë Socialiste dhe përkrahësit e opozitës vazhduan edhe sot grevën e tyre të urisë në shëtitoren mes qeverisë dhe parlamentit. Mjekët pohojnë se gjendja shëndetësore po rëndohet, dhe grevistët e sëmurë refuzojë të ndërpresin protestën.

Pjesemarresit e greves se urise kerkojne qe qeveria te miratoje rishikimin e materialeve zgjedhore, dhe te beje transparencen e procesit zgjedhor te 28 qershorit. Janë 200 persona qe kane hyre ne greve urie qysh nga mbremja e 30 prillit, pas nje tubimi te Partise Socialiste ne shetitoren Deshmoret e Kombit. 20 prej tyre jane deputete, ndersa pjesa tjeter jane perkrahes te Partise Socialiste te opozites.

Gjendja shendetesore paraqitet e rende per nje numer jo te vogel te tyre. Problemi kryesor jane nje grup grevistesh qe jane me semundje te vecanta si diabeti etj, por qe nuk duan te nderpresin protesten, megjithe kembenguljen e mjekeve. Ata pohojne se jane te vendosur qe te vazhdojne greven me te tjeret, derisa qeveria te nise dialogun dhe te ofroje zgjidhje per kerkesen e tyre kryesore, qe eshte transparenca e zgjedhjeve te kaluara.

XS
SM
MD
LG