Lidhje

Rëndohet situata e përmbytjeve në Shkodër


Rëndohet situata e përmbytjeve në Shkodër
Rëndohet situata e përmbytjeve në Shkodër

Pas përmbytjes masive të gjithë zonës fushore teë Nënshkodrës, tashmë edhe vetë qyteti po përjeton një situatë të paparë përmbytje, për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës. Vetëm gjatë natës dhe paradites së sotme, niveli i ujrave është rritur me rreth 15 centimetër, duke pushtuar lagjet hyrëse të qytetit. Tashme mjeti i vetëm për lëvizjen e banorëve janë varkat si dhe automjetet e larta të ushtrisë.

Niveli i lartë i ujit, që në disa vende arrin në mbi një metër lartësi, ka izoluar disa qindra familje që banojnë në pallatet në hyrje të qytetit. Uji ka hyrë në katet e para të banesave si dhe në një numër të madh dyqanesh dhe biznesesh private.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, e cilësoi situatën tejet të rënduar për shkak të nivelit në rritje të ujrave dhe bllokimit të kolektorëve të sharkimit.

Zoti Luka tha se po rriten kapacietet për strehimin e banorëve të evakuar nga lagjet më të rrezikuara të qytetit. Ai tha se deri tani janë evakuar mbi 4 mijë persona, ndërkohë që ka nisur operacioni për furnizimin e banorëve të izoluar me ushqime dhe materiale të tjera të nevojshme.

Ndërkohë, duket se në terren situata mund të menaxhohet vetëm nga forcat dhe mjetet e ushtrisë, të cilat sot janë përqendruar kryesisht në komunën e Velipojës dhe atë të Dajçit si dhe në operacionin për evakuimin e banorëve që gjenden ende brenda zonës së përmbytur të Nënshkodrës.

Gjatë ditës së sotme, situate ka qenë tejet e vështirë në argjinaturën e Torovicës, ku niveli i ujit ka arritur në kuotat maksimale. Autoritetet po i druhen shkatërrimit të kesaj argjinature, gjë që do të shtynte përmbytjen drejt Lezhës.

Përmbytjet e ditëve të fundit i kanë kaluar tashmë përmasat e atyre të fillimvitit, ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet më tej gjatë ditëve të ardhshme, për shkak të vazhdimit të rreshjeve dhe shkarkimeve të detyruara nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës.

Por, momentin, përmbytja ka përfshirë rreth 12 mijë hektarë tokë bujqësore dhe mijra banesa e biznese private, ndërkohë që numri i të evakuarve është më i madh se 10 mijë përsona

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG