Lidhje

Rreshjet rrezikojnë përsëri përmbytjen e Shkodrës


Rreshjet rrezikojnë përsëri përmbytjen e Shkodrës
Rreshjet rrezikojnë përsëri përmbytjen e Shkodrës

Për shkak të rreshjeve të pandërprera të shiut, që vazhdojnë të bien pandërprerë prej 24 orësh, është rritur niveli i ujit në zonat e përmbytura të Nënshkodrës, ndërkohë që rrezikohen edhe lagjet hyrëse të qytetit. Autoritetet e emergjencave civile njoftuan sot popullatën mbi rrezikun e përsëritjes së përmbytjeve si dhe për masat që duhet të marrin për të mos rrezikuar jetën e tyre duke u kthyer në zonat e rrezikuara. Autoritetet e emergjencave i kërkuan banorëve të evakuar që të qendrojnë atje ku ndodhen, pasi në këtë fazë të situates ata nuk rekomandojnë kthimin e tyre.

XS
SM
MD
LG