Lidhje

Teknologjia moderne fotografike në ndihmë të studimit të insekteve


Teknologjia moderne fotografike në ndihmë të studimit të insekteve
Teknologjia moderne fotografike në ndihmë të studimit të insekteve

Teknologjia e sofistikuar që përdorin sot aparatet fotografike, përveçse ka ndihmuar në realizimin e fotografive me nivel të lartë artistik, po i ndihmon shkencëtarët të studjojnë më mirë se kurrë më parë botën e insekteve.

Falë teknologjisë së sofistikuar, studjuesit i zmadhojnë insektet sa të duan për t’i ekspozuar ato më pas në Muzeun Queensland në Brisbejn të Australisë. Kuratorët e Muzeut e kanë shndërruar teknologjinë e fotografimit në një mjet të fuqishëm për katalogimin e specieve të reja të insekteve, si dhe për t’i njohur vizitorët me detaje të hollësishme të botës së insekteve. Kamerat me një nivel të lartë qartësie përdoren për të fokusuar edhe detajet më të vogla të insekteve.

Përveç katalogimit dhe ekspozimit të fotografive të përkryera, shkencëtarët kanë tani mundësinë edhe të shkëmbejnë fotografitë me kolegët e tyre në barë botën. Ata thonë është e njëjta medotë që përdoret nga programuesit e lojërave kompjuterike, si dhe nga mjekët ligjorë kur ata analizojnë në hollësi skenën e krimit, gjithmonë në saje të teknologjisë së sofistikuar të fotografimit.

XS
SM
MD
LG