Lidhje

Universiteti i Kalifornisë së Jugut tërheq studentë të huaj


Universiteti i Kalifornisë së Jugut tërheq studentë të huaj
Universiteti i Kalifornisë së Jugut tërheq studentë të huaj

Numri i studentëve të huaj në Shtetet e Bashkuara ka arritur nivele rekord. Vitin e kaluar shkollor që përfundoi në qershor 2009, 670 mijë studentë të huaj ishin përfshirë në universitete amerikane. Për të tetin vit me radhë, Universiteti i Kalifornisë së Jugut kishte numrin më të madh të tyre. Rreth 6 mijë e 600 studentë të huaj marrin pjesë në programe të rregullta akademike. Por ç’rrugë ndjekin këta studentë për të hyrë në universitet dhe si përshtaten? Te ndjekim materialin.

Në një klasë të posaçme në Universitetin e Kalifornisë së Jugut, studentët e huaj u takuan me ata amerikanë. Profesori Vinsent Vixhil thotë se ata që vijnë nga vende të huaja, mësojnë për mënyrën e jetesës në Amerikë.

“Kështu ne u japim mundësinë që të komunikojnë me studentët amerikanë, përfshirë pyetje që mund t’i bëhen çdo njeriu tjetër si për shembull: çfarë të pëlqen të bësh për t’u zbavitur apo pse zgjodhe këtë universitet?”

Universiteti i Kalifornisë së Jugut është i njohur për programin e atletikës, por studentët thonë se erdhën për pogramin e pasur akademik.

Është për shembull fakulteti i kinematografisë kur regjisori i filmave “Luftrat e yjeve”, Xhorxh Lukas pati fillesën e tij.

Disa vijnë për të studiuar biznes, letërsi, apo gazetari, ose futen në fakultetin me emër të inxhinierisë.

Një ndër katër studentë të programeve master dhe doktoraturave dhe një ndër 10 studentë universitarë, janë nga vende të huaja.

Toni Tambasha drejton zyrën e universitetit për shërbime të huaja. Ai thotë se Universiteti i Kalifornisë së Jugut rekruton aktivisht jashtë vendit.

“Aktualisht kemi studentë nga rreth 115 vende të ndryshme të gjithë botës. India radhitet e para me mbi 1 mijë e 500 studentë. Pothuajse po aq vijnë nga Kina”.

Për universitetet amerikane, vendet e huaja janë një burim i mirë të ardhurash; studentët e huaj zakonisht paguajnë çmim të plotë. Më ëak se 5 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Kalifornisë së Jugut marrin ndihmë financiare.

Por studentët e huaj zgjerojnë gjithashtu grupin e aplikantëve të përgatitur.

Drejtorja e pranimeve Katherine Harrington thotë se lidhjet më të forta të universitetit janë me Azinë.

“Ka njerëz nga e gjithë Azia që historikisht kanë studiuar në Universitetin tonë, kështuqë është krijuar një trashëgimi në këtë drejtim”.

Një student japonez kishte qenë në këtë shkollë në vitin 1890, mbi 100 vjet më parë.

Sot, Juan Si Zhao nga Pekini po punon për të marrë një master në menaxhim komunikimi.

“Kam plot shokë që kanë ardhur këtu. Prandaj doja të vija edhe unë. Një nga miqtë e familjes sime e kishte rekomanduar këtë universitet që kur unë isha e vogël”.

Edhe klima e Kalifornisë është një pikë tërheqëse, por studenti nga India Bikramjeet Singh Grewal nga India e kalon më shumë kohën duke studiuar sesa duke u zbavitur.

“Nuk zbavitem edhe aq shume, sepse ndonjëherë jam unë i zënë e ndonjëherë shokët e mi, herë të tjera profesorët të japin punë”.

Ai thotë se programi i ngjeshur dhe atmosfera ndërkombëtare po e përgatisin për diplomim dhe për jetën pas studimeve.

XS
SM
MD
LG