Lidhje

SHBA: Republikanët në Kongres, të vendosur për të penguar reformat e administratës


SHBA: Republikanët në Kongres, të vendosur për të penguar reformat e administratës
SHBA: Republikanët në Kongres, të vendosur për të penguar reformat e administratës

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Miç Mekonëll thotë se republikanët shtuan numrin e vendeve në Senat në zgjedhjet e së martës së kaluar, pasi populli amerikan është i pakënaqur nga programet që ka vënë në zbatim Presidenti Barak Obama dhe Kongresi i udhëhequr nga demokratët.

Zoti Mekonëll tha në një intervistë për rrjetin televiziv CBS, se Presidenti Obama e ka gabim që fajëson për humbjet e demokratëve mungesën e komunikimit nga ana e tij me popullin amerikan për programe qeveritare, si kujdesi shëndetësor dhe shpenzimet për stimulimin e ekonomisë. Zoti Mekonëll tha se votuesit thjesht nuk i mbështesin këto programe.

Senatori republikan tha se do të kërkojë një anulim të plotë të ligjit për reforma në sistemin shëndetësor, por nëse nuk arrihet kjo, republikanët do të përpiqen të pengojnë miratimin e fondeve për disa pjesë të ligjit.

Po sot, më herët, Erik Kantor, një ndër republikanët më me influencë në Dhomën e Përfaqësuesve tha se shpreson që Presidenti Obama është seriozisht i përkushtuar për bashkëpunim me republikanët për çështje të interesit të përbashkët.

XS
SM
MD
LG