Lidhje

Senati amerikan kundër legalizimit të të rinjve pa dokumenta


Senati amerikan kundër legalizimit të të rinjve pa dokumenta
Senati amerikan kundër legalizimit të të rinjve pa dokumenta

Projektligji për Zhvillimin, Arsimin, dhe Ndihmesën për të rinjtë joamerikanë, i quajtur Dream Act, parashtron problemin e rreth 2 milion imigrantëve të paligjshëm të sjellë në SHBA kur ishin të mitur nga prindërit e tyre gjithashtu pa dokumenta të ligjshme. Projektligji mund t’i lejonte ata që të përfitonin qëndrimin e përhershëm nëse ata gëzonin cilësitë e një “karakteri të mirë moral”, kishin diplomën e shkollës së mesme dhe kryenin dy vjet studime në universitet ose shërbenin në ushtri. Ky projektligj pati mbështetje nga ushtria amerikane dhe presidenti, nuk mori mbështetjen e Senatit amerikan:

"Unë u rrita në SHBA, që kur isha 6 vjeç, dhe e dua këtë traditë dhe kulturë,” thotë ky i ri, i cili si shumë të tjerë përballet me largimin e detyruar nga SHBA, ndonëse është rritur e arsimuar këtu.

Një projekt-ligj i hartuar thuajse që 10 vjet më parë pati si qëllim që ta ndryshonte këtë situatë, duke iu dhënë mundësinë imigrantëve nën 36 vjeç që të fitojnë statusin ligjor nëse hyjnë në shkolla ose shërbejnë në ushtri.

I ashtuquajturi Dream Act (Ligji për të realizuar ëndrrën) pati mbështetje të gjerë, si nga politikanë konservatorë ashtu edhe liberalë, si përfaqësues të ushtrisë amerikane ashtu edhe akademikë, si Robert J. Birgeno, rektori i Universitetit “Berkley” në Kaliforni.

“Ne kemi nevojë që t’u sigurojmë këtyre njerëzve të talentuar një rrugë drejt statusit të ligjshëm”.

Por kjo dispozitë nuk u votua të martën në senatin amerikan. Ky votim ishte i lidhur me një tjetër ligj tejet të diskutueshëm i cili mund të rrëzonte të quajturin “Don’t ask don’t tell”, politika në ushtrinë amerikane që i detyron homoseksualët të mos e deklarojnë orientimin e tyre seksual kur hyjnë në ushtrinë amerikane.

Por kishte dhe kundërshti të tjera ndaj tij, thotë Aleks Bolton, gazetar i cili ndjek zhvillimet në Senat për Gazetën Hill.

“Zgjedhjet janë në 2 nëntor dhe imigrantët janë një çështje e nxehtë gjatë kohës së zgjedhjeve. Është një çështje shumë e ndjeshme”.

Disa konservatorë thonë se legjislacioni inkurajon kalimin e paligjshëm të kufirit në një kohë kur shumë amerikanë duan kontrolle më të forta. Ish kongresmeni republikan Tom Tancredo e quajti një plan të madh amnistie.

“Është një plan i tillë, sepse u japim njerëzve amnisti, pasi ata janë këtu në mënyrë të paligjshme, dhe ne e harrojmë këtë dhe e mbështesim këtë aktivitet”.

Ata që po e njekin procesin ligjor thonë se nuk duket se Dream Act do të rishikohet nga kongresi përpara zgjedhjeve të nëntorit. Por ata thonë gjithashtu se lufta nuk ka mbaruar.

“Ky problem ka vite që është ngritur, kështu që nëse ligji nuk kalon në dhjetor, ne do provojmë sërish në vitin 2011, apo 2012”.

Ndërkohë, të rinjtë që janë rritur në SHBA por nuk janë qytetarë të ligjshëm duhet të presin e shpresojnë, pe a ditur se çfarë iu sjell e ardhmja.

“Po e bëj këtë jo vetëm për vehte, pr dhe për motrën time më të vogël, e cila dhe ajo është një studente imigrante e paligjshme. Ka kaq shumë studentë të tjerë si ne, ndaj nuk do të dorëzohem,” thotë ky student pa dokumenta qëndrimi.

XS
SM
MD
LG