Lidhje

Shtetet e Bashkuara festuan 234 vjetorin e pavarësisë


Shtetet e Bashkuara festuan 234-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Festimet përfshinë shfaqje madhështore me fishekzjarre, piknikë, parada, dhe koncerte.

4 korriku shënon ditën kur në vitin 1776, 13 kolonitë amerikane të asaj kohe shpallën pavarësinë nga Britania gjatë një lufte revolucionare.

Këtu në kryeqytetin amerikan, mijëra vetë u mblodhën në parkun qendror për një festë madhështore që përfshin një shfaqje me fishekzjarre dhe një koncert madhështor. Ndër aktivitetet e tjera ishin vënia në skenë e momenteve më historike që i paraprinë shpalljes së pavarësisë 234 vjet më parë. Aktivitete të ngjashme u zhvilluan në të gjithë vendin.

Me rastin e ditëlindjes së Amerikës, Presidenti Barak Obama nderoi sakrificat e forcave të armatosura amerikane që kryejnë shërbimin ushtarak në pika të ndryshme të globit, ose që kanë dhënë jetën për atdheun.

XS
SM
MD
LG