Lidhje

Uashingtoni dhe Moska shkëmbejnë 14 agjentë


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përfunduan shkëmbimin më të madh të agjentëve që nga periudha e Luftës së Ftohtë, duke kthyer në Rusi 10 agjentët e arrestuar muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara për katër shtetas rusë, të dënuar me burgim në Rusi si agjentë të perëndimit.

Çështja e agjentëve që tërhoqi vemendjen e gjithë medias ndërkombëtare, u mbyll dje me shkëmbimin e kryer në një seksion të aeroportit të Vienës. Dy avionë, një nga Nju Jorku dhe tjetri nga Moska, mbërritën në kryeqytetin e Austrisë dhe u ndaluan paralel njeri tjetrit për të bërë shkëbimin e 14 agjentëve.

Një zyrtar amerikan tha se dy nga katër agjentët e liruar nga Rusia zbritën në Angli para se du të tjerët të silleshin në Shtetet e Bashkuara.

10 të arrestuarit në Shtetet e Bashkuara pranuan fajin të enjten se kishin vepruar si agjendrë të huaj pa u regjistruar. Personi i 11-të i rrjetit u arrestua në Qipro, por u lirua kundrejt një pagese, por tani është person në kërkim.

Zyrtari amerikan tha gjithashtu se administrata Obama filloi të shqyrtonte mundësinë i shkëmbimit të agjentëve që nga data 11 qershor, mjaft ditë para arrestimit të agjentëve rusë.

XS
SM
MD
LG