Lidhje

Senati amerikan diskuton traktatin e ri START me Rusinë


Senati amerikan diskuton traktatin e ri START me Rusinë
Senati amerikan diskuton traktatin e ri START me Rusinë

Senati amerikan po diskuton sot rreth traktatit të ri me Rusinë për kontrollin e armëve bërthamore.

Republikanët i akuzojnë përkrahësit e traktatit, të njohur me emrin START, se po nxitojnë ta miratojnë atë në seancat e fund-vitit të kongresit.

Po ashtu ata ngrenë shqetësimin se një marrëveshje e tillë do të kufizonte alternativat e Shteteve të Bashkuara për t’u mbrojtur nga raketat.

Shtëpia e Bardhë i bërë përsëri thirrje Senatit dje që ta miratojë traktatin, pasi marrëveshja është e rëndësishme për sigurinë kombëtare.

Marrëveshja e mëparshme ka skaduar para një viti. Traktati ka nevojë për dy-të-tretat e Senatit që të ratifikohet.

XS
SM
MD
LG