Lidhje

Gjendja e shtypit në Shqipëri ka shënuar përparim


Gjendja e shtypit në Shqipëri ka shënuar përparim
Gjendja e shtypit në Shqipëri ka shënuar përparim

Sipas raportit të organizatës Gazetarët pa Kufij, gjendja e shtypit në Shqipëri ka shënuar përparim. Në listën e lirisë së shtypit ku përfshihen 175 vende, Shqipëria ndodhet në vendin e 80 nga vendi i 88 që ishte vitin e kaluar.

Gazetarët pa Kufij vlerëson se Shqipëria vazhdon të ketë probleme të dukshme me shtypin dhe përmendin rastin e televizionit Top Channel që u urdhërua t’i paguajë ish ministrit Pango një dëmshpërblim prej 400 mijë eurosh, përmend rastin e moslejimit të televizionit publik për të mbuluar një protestë të opozitës si dhe rahjen e gazetarit Mero Baze nga një biznesmen.

Në vlerësimin për Bashkimin Evropian, Gazetarët pa Kufij theksojnë se BE-ja e ka humbur rolin kryesues dhe në hapësirën e vendeve të saj vihet re një përkeqësim i lirisë së shtypit.

13 nga 27 fendet e BE-së janë në krye të listës, por disa prej 14 vendeve të tjera renditen poshtë. Kështu për shembull Italia renditet e 49, Rumania e 52 dhe Greqia e 70. Në krye të listës me lirinë më të madhe të shtypit janë Finlanda, Islanda, Holanda, Novergjia, Suedia dhe Zvicra.

Lista mbyllet me Korene e Veriut dhe Eritrenë.

XS
SM
MD
LG