Lidhje

Shqipëri: Analistët dhe diplomatët, thirrje forcave politike për dialog


Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet një sfidë përherë e më e vështirë, sa herë që ngjarjet politike ashpërsohen në Tiranë.

Ndërsa forcat kryesore politike këmbejnë akuza përherë e më të rënda për krimin dhe korrupsionin, diplomatë e analistë i ftojnë ato të shmangin krizën me dialog.

Diplomatë dhe analistë për gjendjen politike në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:53 0:00

Edhe pse vetë është në një proces të daljes nga BE, ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, deklaroi sot se Britania është e angazhuar të mbështesë Shqipërinë dhe vende të tjera që aspirojnë t'i bashkohen BE-së, si dhe po e mbështet Shqipërinë në kryerjen e reformave të nisura në disa fusha.

“Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqëndrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t'u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj”, tha ambasadori britanik Norman.

Por si i vlerësojnë studiues të shoqërisë shqiptare zhvillimet më të fundit politike, kur opozita po proteston prej afro një muaji para selisë së qeverisë dhe brenda saj u ndërruan disa nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit.

Vëzhgues të tjerë të jetës politike shqiptare pohojnë se partitë duhet të hedhin pas krahëve përvojën e gjuhës së ashpër dhe të dialogojnë deri në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për vendin.

Drejtuesi i Institutit për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi thotë se pjekuria e partive shqiptare kërkon që ato të zgjidhin së bashku problemet e vendit dhe të mos presin ndërmjetësimet e diplomatëve perëndimorë.

“Vendi po hyn në një krizë politike, thotë Albert Rakipi, drejtues i Institutit shqiptar për studime ndërkombëtare, ndaj partitë duhet ta shmangin me dialog dhe zgjidhje mirëkuptuese, para se të ndodhin ngjarje që mund të cënojnë qëndrueshmërinë e vendit.

Studiuesit shpresojnë që partitë politike të kapërcejnë mosbesimin e thellë që ekziston mes palëve dhe të gjejnë zgjidhje racionale.

Ata mendojnë se palët pa humbur më tepër kohë duhet të gjejnë zgjidhje bindëse me tolerancë para se vendi të përfshihet në kriza akoma më të rënda.

“Por në këtë situatë të vështirë, - thotë profesor Romeo Gurakuqi, qeveria thjesht ndërroi disa ministra, duke shmangur qëllimisht dialogun me opozitën dhe temën kryesore që është cilësia dhe siguria e zgjedhjeve të ardhshme parlaentare”.

XS
SM
MD
LG